Transmetuar më 07-07-2019, 21:20

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka reaguar në një prononcim për mediat pas përfundimit të procesit të sotëm të votimit.

Teksa rezultatet paraprake dhe sondazhet flasin për një humbje të partisë së tij Syriza, duke u renditur e dyta, dhe fituese të zgjedhjeve të Demokracisë së Re, të drejtuar nga Qirjako Micotaqis, Tsipras ka pranuar rezultatin.

“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën”, u shpreh Tsipras.

Ai kërkoi që Demokracia e Re, gjatë marrjes së pushtetit, të punojë në të mirë të popullit grek.

“Nuk do të bëjë atë që kanë bërë kundërshtarët e mi, por do të respektoj vullnetin e popullit”, deklaroi Tsipras. /a.y/noa.al

Mbyllet votimi në Greqi, partia e kryeministrit Tsipras drejt humbjes së thellë