Transmetuar më 07-07-2019, 20:48

E para kryetare femër që drejton bashkinë në historinë e Amsterdamit vendosi të vërë “dorë” në lagjen e famshme me “drita të kuqe”.

Ka pasur propozime për mbylljen e lagjes së famshme të Holandës, ose për ndryshimin e saj, por askush nga kryebashkiakët meshkuj nuk kishte guxuar deri tani.

Një vit pasi mori detyrën kryebashkiakja e të gjelbërve, Femke Halsema, propozoi për të larguar vajzat nga vitrinat.

Problemi, për kryebashkiaken, nuk është prostitucioni; në vendet baske ai është i ligjshëm me kusht që të mos ushtrohet në rrugë.

Por ato nuk duhet të shfaqen më si deri tani, në dritare, në lagjen me drita të kuqe dhe më të famshmen e Amsterdamit.

Numri i tyre arrin në 330, që janë të marra me qira për 150 euro çdo tetë orë, dhe konsideroheshin të ligjshme, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota.

Edhe pse foto ndalohen, shumë prej turistëve e shkelnin këtë rregull.

Por ky ishte edhe problemi sipas numrit një të këtij qyteti, sepse ato dritare i ekspozojnë punonjëset e seksit ndaj shikimeve fyese të turistëve, 17 milionë çdo vit, që vizitojnë lagjen si një atraksion gratis, nuk paguajnë asgjë dhe shpesh fyejnë personat në vitrinë.

Ndalimi për të bërë fotografi thuajse gjithnjë shkelet dhe dinjiteti i atyre që qëndrojnë pas xhamit, cenohet po ashtu./a.m/noa.al/