Klea Huta flet për marrëdhënien me vjehrrën
Transmetuar më 07-07-2019, 20:20

Prezantuesja bukuroshe dhe e shumë komentuar në media sidomos për lidhjen me Elgitin, Klea Huta ishte e ftuar sot në “E diell” ku gjatë intervistës foli edhe për marrëdhënien me vjehrrën.

Çfarë kritike ka vjehrra ndaj saj dhe mamaja e Kleas për Elgitin, ishte pyetja që iu drejtua Kleas.

“Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë”, u përgjigj Klea.

Pak kohë më parë Klea tregoi se vjehrrës së saj nuk i pëlqen as ta thërrasë “vjehrra” sepse marrëdhënia e tyre është si shoqe.

‘Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme dhe unë jam me fat që e kam. Jam me fat, sepse lindi njeriun e jetës sime. Jam shumë e bekuar që e kam, sepse më këshillon, më tërheq vërejtje. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, ka treguar Klea.

Loading...
Loading...