Transmetuar më 07-07-2019, 20:07

Archie, djali i princit Harry të Anglisë dhe bashkëshortes së tij Meghan, u pagëzua në një ceremoni private në kështjellën Windsor këtë të premte, aty ku një vit më parë çifti u martua.

Harry dhe Meghan vendosë që pagëzimin ta bëjnë në një ceremoni private, vetëm me familjen dhe miqtë më të ngushtë.

Pas ceremonisë familja mbretërore publikoi dy fotografi, ku në fokus është vogëlushi Archie Harrison Mountbatten-Windsor, i lindur më 6 qershor me prindërit e tij dhe një tjetër ku shihet edhe xhaxhai William me të shoqen Kate dhe gjyshi Charles, me bashkëshorten Camilla si dhe nëna e Meghan, Doria Ragland.

Ajo që ra në sy, ishte mungesa e mbretëreshës Elizabeth, e cila në të njëjtën ditë ishte në një aktivitet të programuar më parë.

Po ashtu të pranishme janë edhe motrat e princeshës së ndjerë Lady Diana, Lady Jane Fellowes dhe Lady Sarah McCorquodale. /a.y/noa.al