Transmetuar më 07-07-2019, 19:28

Një model i rrallë, larg stereotipit të zakonshëm! Barbie ka vendosur që të krijojë një kukull të re me ngjyrë dhe në karrocë me rrota.

Në kuti shihet edhe një vendkalim i kuq, simbol i pengesave në rrugë për personat me aftësi të kufizuara.

Kompania Mattel, me rastin e 60-të vjetorit të krijimit të Barbie, ka ideuar modelin e ri “për të nderuar çdo lloj vajze dhe gruaje”, në mënyrë që të gjitha të ndihen të përfaqësuara.

Barbie në karrocë me rrota u hodh në treg në vitet ‘90-të, por u detyrua ta tërhiqte nga tregu për shkak të kritikave.

Mirëpo tashmë kukulla është në prodhim dhe kushdo mund ta blejë. /a.y/noa.al