Mbyllet votimi në Greqi, partia e kryeministrit Tsipras drejt humbjes së thellë
Transmetuar më 07-07-2019, 18:50

Partia opozitare e Greqisë Demokracia e Re pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Votimet sapo janë mbyllur dhe sondazhet e para nxjerrin opozitën fituese.

E udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis, partia e qendrës së djathtë parashikohet të mposhtë partinë majtiste Syriza të Kryeministrit Alexis Tsipras.

Nga sondazhet e para Demokracia e Re pritet të fitojë 38-42% të votave, ndërsa Syriza parashikohet të fitojë 26.5-31.5%.

Kjo do t’i jepte partisë Demokracia e Re një shumicë të drejtpërdrejtë, pasi fituesi merr 50 vende shtesë në parlament.

Rezultatet e para zyrtare dalin më vonë.

Temperaturat e larta ngritën shqetësime rreth daljes së njerëzve në votim.

Votimi është teknikisht i detyrueshëm në Greqi, por nuk zbatohet. Shumë banorë shkuan në plazh, ose nuk dolën nga shtëpitë, ndërsa temperaturat tejkaluan 35 gradë.

Demokracia e Re premtoi uljen e taksave dhe privatizimin e disa shërbimeve në vend, pasi Greqia endjen ende efektet e krizës financiare të vitit 2008. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...