Transmetuar më 07-07-2019, 16:01

Një grua munë të rrezikojë të dënohet deri me 20 vite burg për një veprim që bëri në një supermarket në SHBA.

Ajo shfaqet në një video teksa nxjerr nga frigoriferi një akullore, dhe pasi e lëpin disa herë e fut brenda sërish.

Videoja u bë virale, dhe policia e Lufkin, Teksas, SHBA, tha se kanë nisur hetime për të vërtetuar identitetin e saj dhe të personit që filmoi videon.

Supermarketi njoftoi se i kishte hequr të gjitha akulloret e markës që ishte shfaqur në video, dhe se e kishin gjetur tasin e dëmtuar.

Teksasi njihet për ligje të ashpra, dhe në fakt, akuza për dëmtimin e një produkti të konsumatorëve mund të shkojë drejt një dënimi me deri 20 vite burg, ose 10 mijë dollarë gjobë. /k.k/noa.al/