Transmetuar më 06-07-2019, 23:03

Kandidati kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May, mund të gëzojë një numër të madh shqiptarësh që ndodhen në Angli.

Boris Johnson ka thënë së fundmi se duhet shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegalë të cilët ndodhen në Britaninë e Madhe për më shumë se 15 vjet.

Deklaratën Jonson e bëri në një intervistë për gazetën Daily Mail.

Nëse kjo do të ndodhte, me mijëra shqiptarë të palegalizuar do të mund të përfitojnë lejet e qëndrimit atje.

“Unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”. deklaroi Jonson.

Për të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe, tha më tej Johnson,  duhet të mësojnë anglisht.

“Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, tha ai gjatë intervistës./a.k/noa.al/