Vendet ku mund të udhëtoni pa viza me pasaportën e Kosovës
Transmetuar më 06-07-2019, 17:35

Shumica prej vendeve ku kosovarët mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të vogla ose ishuj në Oqeani.

Sipas Indeksit “Henley Passport”, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.

Në Evropë, për kosovarët nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, raporton Insajderi.

Po ashtu kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.

Ndërkaq, sipas raportit të “Henley Passport”, të publikuar ditë më parë, pa viza kosovarët mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin.

Loading...
Loading...