Abuzoi seksualisht me azilkërkues, dënohet me 5 vite burg ish-ministri norvegjez
Transmetuar më 06-07-2019, 16:01

Dënohet me 5 vite burg, ish-ministri i Norvegjisë për Peshkimin Svein Ludvigsen.

Ai u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj azilkërkuesve.

Mediat shkruajnë se Ludvigsen ka abuzuar me tre azilkërkues në këmbim të lejeve të qëndrimit, ku njëri prej tyre ishte minoren.

Akuzat ndaj tij lidhen me fakte të ndodhura në periudhën 2011 – 2017, kur përfaqësuesi konservator skandinav ishte guvernator rajonal.

Viktimat e abuzimit janë tre emigrantë të rin që vinin nga Azia dhe Afrika, aktualisht në moshat 34, 26 dhe 25 vjeç.

Ishin vetë të abuzuarit që dëshmuan në gjykatë por identiteti i tyre nuk është bërë publik./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...