Transmetuar më 06-07-2019, 15:47

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk do të jetë më lojtar i Atalantës për sezonin që po “troket”.

Berisha ka nënshkruar zyrtarisht për skuadrën e SPAL që militon po në “Serinë A” italiane.

Portieri kuqezi ka kaluar te SPAL në formën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Një tjetër eksperience e re kjo për portierin nga Kosova, i cili në takimet e fundit me bergamaskët kishte qendruar më shumë në stol.

Berisha luan në elitën e futbollit italian që në vitin 2013, kohë kur u transferua te Lazio.

Berisha me Kombëtaren shqiptare numëron 56 prezenca./a.k/noa.al/