Transmetuar më 06-07-2019, 11:28

Pushimet tashmë kanë filluar, ndërsa turistët nga Kosova dhe Maqedonia vazhdojnë të preferojnë bregdetin shqiptar.

Mëngjesi i të shtunës ka sjellë fluks në pikën kufitare të Morinës. Preferencat e turistëve mbetet Shëngjini, për shkak të afërsisë, pastërtisë dhe sigurisë.

Destinacion tjetër i tyre në këto temperatura të larta është Durrësi dhe Saranda.

Ndërkohë policia kufitare në Morinë, që me fillimin e fluksit  e sidomos gjatë fundjavave është duke aplikuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.