Transmetuar më 06-07-2019, 11:05

Tërmeti i fuqishëm i regjistruar mbrëmjen e 5 korrikut në jug të Californisë, me intensitet 7.1 të shkallës Rihter, shkaktoi, sipas asaj që raportojnë mediat, disa të plagosur dhe shumë dëme materiale.

Tërmeti është regjistruar 17.6 km nga Ridgecrest, i nëjti lokalitet ku ra tërmeti i të enjtes., në një thellësi vetëm 900 metra.

Forcat zjarrfikëse, rreth 1000, janë mobilizuar për ti dhënë ndihmë personave që mund të kenë nevojë. Bëhet fjalë deri tani për disa të plagosur.

Ky është tërmeti më të fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në këtë Shtet në 20 vitet e fundit. Institute gjeofizik amerikan, thotë që tërmeti është ndjerë edhe në Meksikë.

Banorë të ndryshëm kanë postuar në rrjetet sociale efektin e tërmetit edhe në pishinë. Dallgët e shkaktuara nga tërmeti bëjnë që uji të dalë me vrull nga vaska.