Emocionuese! Babai bën tatuazh plagën e djalit të tij, arsyeja është prekëse
Transmetuar më 05-07-2019, 23:37

Një baba në Shtetet e Bashkuara ka bërë një tatuazh në gjoks plagën e djalit të tij që u desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Djali me emrin Joey u operua në moshën 6-vjeçare, dhe për fat të mirë tani gëzon shëndet të plotë.

Babai i Joey, Martin, donte të shprehte solidaritetin e tij dhe afërsinë me djalin, dhe vendosi që të kishte edhe ai një “plagë”.

Babai, ashtu si nëna e foshnjës, dëshiron që djali i tij Joey të jetë krenar për plagën e tij, si një simbol i një fitoreje mbi ndërhyrjen mjekësore, pavarësisht nga mosha e tij e vogël. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...