Transmetuar më 05-07-2019, 23:18

Disa banorë të ishullit të Oleronit në Francë nuk kanë duruar më dhe kanë paditur në gjykatë një gjel që këndonte herët në mëngjes.

Kjo u prit me protesta nga disa banorë të cilët protestuan përpara gjykatës ku u zhvillua seanca gjyqësore.

Gjeli, me emrin Moris, nuk ishte në gjykatë, dhe as pronarët e tij pensionistë.

Rasti ka tërhequr vëmendje jo vetëm sepse gjeli është një nga emblemat kombëtare të Francës, por edhe sepse padia është parë nga shumëkush si një sulm mbi jetën e fshatit.

Pronarja e Morisit, Korin Feso, që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, thotë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me karton, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka patur sukses.

Gjykata do të marrë vendim në muajin shtator. /k.k/noa.al/