Transmetuar më 05-07-2019, 20:25

Një miliarder amerikan ka humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Bahamas.

Chris Cline, biznesmen në fushën e qymyrgurit, udhëtonte edhe me gjashtë persona të tjerë, ku edhe ata humbën jetën.

Mediat raportojnë se helikopteri është rrëzuar rreth orës 05:00 të mëngjesit, me orën lokale. Sipas të dhënave, helikopteri u rrëzua në brigjet e Big Cay, ndërsa kishte si destinacion Fort Lauderdale.

Miliarderi Chris Cline ishte i njohur edhe si një filantropist i madh në Virxhinian Perëndimore. /k.k/noa.al/