Transmetuar më 05-07-2019, 19:43

NASA ka bërë një paralajmërim të frikshëm duke thënë se ekziston mundësia që një meteor të përplaset me Tokën.

Sipas administratorit të NASA-s, Jim Bridenstine, përpasja parashiket të jetë e fortë me planetin tonë.

“Duhet të sigurohemi që njerëzit e kuptojnë se kjo nuk është Hollivud. Nuk është film. Duhet ta mbrojmë planetin e vetëm për momentin që ka jetë dhe ky planet është Toka”, ka thënë Bridenstine.

Sa i përket përplasjes, ai i është referuar një meteori të madh që hyri në atmosferën e Tokës dhe shpërtheu afër Chelyabinsk në Rusi më 2013-ën. Meteori ishte i madh rreth 20 metra në diametër dhe udhëtonte 64 mijë km/h.

“Kur hyri në atmosferën e Tokës, ishte më i ndritshëm sesa Dielli. Njerëzit mund ta ndjenin nxehtësinë e këtij objekti nga një largësi prej 62 kilometra. Kur shpërtheu, kishte energji 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima. Dëmtoi ndërtesa në gjashtë qytete”, është shprehur Bridenstine, duke shtuar dhe faktin se në atë ngjarje u lënduan 1600 njerëz.

Bridenstine tha se përplasje të tilla ndodhin zakonisht një herë në 60 vjet por shtoi se kanë ndodhur tri herë në 100 vitet e fundit.

/k.k/noa.al/