Transmetuar më 05-07-2019, 19:25

Greqia është një prej shteteve që përfshihet shpesh nga zjarret gjatë stinës së verës.

Së fundmi flakët kanë rënë në katër fshatra të ishullit Evia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Për të vënë nën kontroll vatrat e zjarreve janë angazhuar rreth 250 zjarrfikës, ndërsa në ndihmë janë vënë në dispozicion helikopterë dhe avionë të vegjël.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të zonës për të shmangur ngjarje të rënda.

Ndërkohë, është arrestuar një 64-vjeçar që dyshohet se dogji barin në tokën e tij, ndërsa flakët u përhapën në zona pyjore.

Zjarret janë të zakonshme gjatë muajve të thatë të verës që shoqërohen me temperatura të larta në Greqi.

Kujtojmë vitin e kaluar ku 101 vetë humbën jetën nga një zjarr i madh jashtë Athinës. /k.k/noa.al/