Transmetuar më 05-07-2019, 14:15

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se me hyrjen në fuqi të Listës së re të Barnave të Rimbursueshme, janë zgjeruar kategoritë përfituese, duke ulur barrën e pagesave nga xhepi për qytetarët.

“Në Listën e re të Barnave të Rimbursueshme janë shtuar 14 barna të reja, prej të cilave, 9 janë principe aktive të reja, për barna mjaft të shtrenjta dhetë vështira për t’u përballuar nga qytetarët, që mbulojnë sëmundje si Hepatiti C, trajtimi i limfomave, artridi rheumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, etj”, tha Manastirliu.

Marrëveshja e posaçme ka si plan të ulë  çmimin e barit me proces negociimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues. “Ja kemi dalë të zgjerojmë përfitimet për qytetarët, për t’u trajtuar me barna shumë të kushtueshme për sëmundje të rënda, duke ulur çmimin e të njëjtit medikament, falë një procesi negociimi me kompanitë prestigjoze ndërkombëtare, nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme, njësoj siç bëmë vjet me herceptinën”, tha Manastirliu.

Në medikamentet e reja, janë shtuar barna për trajtimin e sëmundjeve malinje të gjakut apo hepatitit C, që kanë qenë gjithmonë problem sa i takon mbulimit të nevojave. Me zgjerimin e skemës me barna për hepatitin C, pacientët, mund ta përfitojë falas barin e shtrenjtë, që i kushtonte 10 mijë euro në muaj.

Për sëmundjet malinje të gjakut, ajo tha se, mjafton të përmendin barin Mabthera që i kushtonte pacientëve 39 mijë euro një trajtim i plotë, me zgjerimin e LBR 2019 sot është falas. Apo bari Keytruda i cili trajton melanomat, që i kushtonte çdo pacienti. Por edhe me shtimin e formëdozave të reja që janë përfshirë në LBR 2019 lehtësohen pacientët, siç është rasti i pacientëve me sëmundje psikiatrike, që më parë merrnin mjekimin çdo muaj, ndërsa me formë dozën e re, e marrin trajtimin e plotë, 1 herë në 3 muaj.

Sipas ministrja Manastirliu  sot, 600 mijë të pasiguruar që më parë përjashtoheshin nga mundësia për të përfituar barnat me rimbursim, i marrin ato falas, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e familjeve shqiptare. Është rritur me 30 milion dollarë financimin e listës së barnave të rimbursueshme, duke siguruar mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë. Fondi në dispozicion për LBR 2019 është 105 milionë dollarë, duke garantuar një paketë shumë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike apo akute. /a.m/noa.al/