Legjenda Tyson hap fermën prej 40 hektarësh me marijuanë, fermerët në leksion për kultivimin e saj
Transmetuar më 05-07-2019, 13:37

Mike Tyson, ish-kampioni i boksit, ka nisur biznesin e marijuanës.

Legjenda e boksit zbuloi biznesin e tij të ri dhe punën që ka bërë deri tani në terren, në "Tyson Ranch", një parcelë prej 40 hektarësh në Kaliforni, që po e transformon në një fermë marijuane.

Tyson po përgatitet për të revolucionarizuar industrinë e marijuanës.

Ai u bashkua me partnerë të tjerë të biznesit Robert Hickman, Jay Strommen dhe kryebashkiakun e qytetit të Kalifornisë, Jennifer Wood.

Do të ketë edhe një Shkollë Kulturore, teksa Tyson synon t’u japë mësim kultivuesve mbi mënyrat më të fundit dhe më të mira për të përsosur rritjen e bimës, që mbetet e paligjshme dhe problematike në vendin tonë.

Që nga 1 janari, shitja e marijuanës u bë e ligjshme në Kaliforni.

Loading...
Loading...