Transmetuar më 05-07-2019, 12:58

Dy shpërthime të fuqishme, të shoqëruara me llavë dhe pamje si zjarr nga vullkani i Strombolit në Itali.

Kjo për shkak se në 3 korrik shpërthimet ishin aq të fuqishme, sa që bënë që llava të përfundonte në det.

Jo vetëm kaq por si pasojë e aktivizimit të vrullshëm të tij, u shkaktua vdekja e një turisti 35-vjeçar nga Messina, Massimo Imbesi.

I riu ishte me një mik brazilian në momentin kur vullkani u aktivizua frikshëm, duke bërë që ky i fundit të mbetet i plagosur lehtë.

Ngjarja ndodhi teksa dy turistët po bënin ekskursion në një zonë të Punta del Corvo.

Video që gjeni më poshtë, është filmuar nga një i mbijetuar i vullkanit, i cili u largua nxitimthi nga vendi i ngjarjes. /a.y/noa.al