Transmetuar më 05-07-2019, 12:43

Ishte zhdukur një ditë më parë, por të mërkurën u bë zbulimi tragjik. Trupi i një fëmijë të vogël vetëm 2 vjeç, Sarbesh Gurung, u gjet brenda makinës së parkuar të fqinjit, me xhama të errët.

Është e veshur me mister ngjarja e cila vjen nga Texas, SHBA, ndërkohë që nuk dihet ende se si i mituri ka mundur të hyjë brenda, teksa në trupin e tij të pajetë, nuk ka asnjë shenjë dhune.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, teksa hetimet janë në vijim, në pritje të autopsisë.

“Jemi të pikëlluar, familja është totalisht e shkatërruar”, tha Frank Dixon, shefi i policisë së Denton për media.

Dyshohet se vdekja e fëmijës mund të ketë qenë aksidentale, pasi ai është mbyllur vetë brenda mjetit. /a.y/noa.al