Transmetuar më 05-07-2019, 07:58

Pas një viti larg Torinos, Gianluigi Buffon rikthehet tek Juventus, duke nënshkruar një marrëveshje, deri në 30 qershor 2020.

“Ditën që u largua i kishim të gjithë, Gigi i pari, sytë e përlotur! Tek ai që për ne ishte më shumë se një kapiten, një legjendë, një simbol. Ndoshta secili prej nesh shpresonte, ose brenda vetes e dinte, që ai fill që na mbajti lidhur bashkë për shumë vite, nuk ishte i destinuar të këputej. Kështu do të jetë! Pas një viti tek Paris Saint-Germain, Gigi kthehet tek Juventus. Gigi kthehet në shtëpi!”, thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij Buffon deklaroi se “Jam shumë i lumtur që u ktheva në shtëpi, duke pasur mundësi që t’iu përqafoj dhe të më përqafoni. Kjo është një prej ditëve më të bukura në jetën time. Sot mora konfirmimin se jeta është e pabesueshme dhe se ia vlen të ëndërrosh”.

Me pantallona të kuqe dhe këmishë të bardhë, portieri u prezantua te J Medical, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, ku u prit nga mbi 150 tifozë, të cilët i kukuan selfie dhe autografe.

Gjatë pasdites u firmos kontrata vjetore me vlerë prej 1.5 milionë euro, ku ai do të ketë rolin e zëvendësit të portierit Wojciech Tomasz Szczesny. /a.y/noa.al