Arrestohet producenti i filmit Ujku i Uoll Strit
Transmetuar më 05-07-2019, 00:53

Një producent i njohur i filmave në Hollywood, është arrestuar në Malajzi nën dyshimin për pastrim parash.

Riza Aziz është producenti i filmit “Wolf of Wall Street”, ku aktor protagonist ka qenë Leonardo DiCaprio.

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar kompaninë e prodhimit të Riza Aziz për shpërdorim të parave të një fondi shtetëror miliarda dollarësh për të financuar filmin.

Mamaja e Aziz dhe njerku i tij, ish-Kryeministri malajzian Najib Razak, janë të dy të akuzuar për korrupsion.

Kryetarja e Agjencisë Antikorrupsion në Malajzi, Latheefa Koya, tha se Riza Aziz do të dalë të premten para gjykatës për t’u përballur me akuzat.

Ai ka mohuar çdo akuzë. Kurse kompania e tij ka bërë tashmë një padi civile ndaj qeverisë amerikane.

Loading...
Loading...