Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, nënshkruan me Parmën
Transmetuar më 04-07-2019, 23:20

Fiksohet zyrtarisht e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Kastriot Dermaku, për 4 vitet e ardhshme.

Futbollisti do të jetë pjesë e “Serisë A” italiane.

Mbrojtësi kuqezi ka nënshkruar kontratë me skuadrën e njohur, Parmën.

Mbrojtësi i Kombëtares nënshkruan me klubin e Seria A

Dy sezonet e fundit, Dermaku ka luajtur me Cosenza.

Mbrojtësi 27-vjeçar ishte një prej lojtarëve më të spikatur në “Serinë B” italiane në sezonin që lamë pas, duke luajtur 32 ndeshje, ku shënoi edhe një gol.

Një lajm i mirë ky për Kombëtaren shqiptare./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...