Transmetuar më 04-07-2019, 21:54
Në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë, së shpejti do të përdoren reshje artificiale për të luftuar ndotjen e ajrit. Zyrtarë të lartë atje kanë sugjeruar që të prodhojnë shi artificial për të ulur nivelin e ndotjes. Shtresat e ndotura do të pastrohen në sajë të shiut, pasi sezoni aktual me thatësirë ka rrezikuar rritjen e ndotjes në kryeqytet. Ndërkohë, një grup aktivistësh ambientalistë njoftuan se do të ngrenë padi ndaj qeverisë në mënyrë që të rriten masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe të zbatohen rregulla të rrepta gjatë tenderimeve. Trafiku i rënduar renditet si një prej faktorëve kryesorë që stimulon ndotjen në qytet. /k.k/noa.al/

Në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë, së shpejti do të përdoren reshje artificiale për të luftuar ndotjen e ajrit.

Zyrtarë të lartë atje kanë sugjeruar që të prodhojnë shi artificial për të ulur nivelin e ndotjes.

Shtresat e ndotura do të pastrohen në sajë të shiut, pasi sezoni aktual me thatësirë ka rrezikuar rritjen e ndotjes në kryeqytet.

Ndërkohë, një grup aktivistësh ambientalistë njoftuan se do të ngrenë padi ndaj qeverisë në mënyrë që të rriten masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe të zbatohen rregulla të rrepta gjatë tenderimeve.

Trafiku i rënduar renditet si një prej faktorëve kryesorë që stimulon ndotjen në qytet. /k.k/noa.al/