E mbani mend luanin e keqtrajtuar në Fier? Ka ngordhur në Holandë
Transmetuar më 04-07-2019, 21:37

Të gjithë i mbani mend pamjet e luanit të paushqyer dhe keqtrajtuar, me emrin Zhak, që mbahej në një kafaz në Fier.

Kafsha ka ngordhur në kopshtin zoologjik “Safari Park”, në Holandë.

Luani u mor pak kohë më parë për t’u shpëtuar në një qendër atje por nuk arriti që të mbijetojë.

Autoritetet e kopshtit thonë se ishte e pamundur mbajtja në jetë pasi i ishin dëmtuar rëndë veshkat.

“Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili prej vitesh jetonte në një ferr në Tokë, në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju.

Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinerë konstatuan se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të kopshtit zoologjik. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...