Transmetuar më 04-07-2019, 20:36

Raporti i radhës i “Barometrit të Ballkanit” e nxjerr Shqipërinë sërish në listën e zezë sa i përket nivelit të korrupsionit.

Madje evidentohet se ky fenomen ka ardhur duke u përkeqësuar, edhe pse lufta ndaj tij është ndër kushtet kryesore të Bashkimit Europian.

“Perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë. Ashtu siç ka ndodhur që prej 2016-s, shqiptarët janë ata që raportojnë numrin më të lartë të rasteve të mitmarrjes në krahasim me rajonin.

Gati gjysma e të intervistuarve shqiptarë thonë se kanë dhënë para’ në këmbim të shërbimeve mjekësore.

Gjërat janë përkeqësuar në Shqipëri. Shqiptarët kanë raportuar se ka rritje të kostos së ryshfetit, ku korrupsioni thuhet se është më i lartë se në vitin 2017”, thuhet në raport.

Të pyetur, shqiptarët deklarojë se më të korruptuarit vijnë nga radhët e partive politike, shëndetësia, apo edhe sistemi gjyqësor.

Gjithashtu, problem shqetësues për Shqipërinë dhe gjithë rajonin vijon të mbetet edhe papunësia. /k.k/noa.al/