Transmetuar më 04-07-2019, 18:14

Edhe pse në moshën 82-vjeçare, ish-Kryeministri italian Silivio Berluskoni vijon të jetë aktiv në politikë.

Ai është më i moshuari në Dhomën e Strasburgut, teksa së fundmi mediat kanë publikuar disa pamje ku në fokus është pikërisht ai.

Berluskoni shfaqet duke fjetur, teksa dikush dëgjohet teksa flet dhe parlamentarët e tjerë dëgjojnë.

Disa media raportojnë se ai në fakt nuk po flinte, por thjesht ishte një shenjë mërzie ndaj seancës plenare.

Por në fund të videos, mënyra e lëvizjes së tij tregon se Berluskoni po flinte. /k.k/noa.al/