Transmetuar më 04-07-2019, 17:34

Legjenda e futbollit italian në përgjithësi, dhe Juventusit, Xhixhi Bufon rikthehet te “Zonja e Vjetër” pas një viti mungesë.

Portieri ka firmosur një kontratë me kampionët e Italisë deri në qershor të vitit 2020.

Bufon luajti me Parisin sezonin që sapo lamë pas, teksa fitoi edhe kapmionatin francez.

Pas vendimit të klubit që ai të ishte portieri i dytë, Bufon vendosi të kërkojë një skuadër të re, dhe kush tjetër përveç Juves do t’i hapte dyert.

“Kam vendosur të kthehem. Kur familja të thërret, e vetmja përgjigje e mundshme është “unë jam këtu”. Është fillimi i një rruge të re, të udhëtimit tim të gjatë. Po kthehem në vendin që jam krenar ta thërras “shtëpi”, dhe po e bëj me shpirt të pandryshuar, dashuri pafund dhe vendosmëri absolute. Ky është një fillim i ri.

Disi ndryshe nga e kaluara, dhe ende e mbushur me të njëjtat emocione dhe gëzime. Kthehem në Torino, sepse e di që mund të jap akoma kontributin tim. Kthehem sepse ftesa e një “zonje”, nuk mund të refuzohet. Kthehem sepse kjo është shtëpia ime”, ka thwnw Bufon.

Ndërkohë, pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare, 41-vjeçari pritet të emërohet në një post drejtues te Juventusi. /k.k/noa.al/