Kosova ndalon hyrjen e çdo zyrtari serb
Transmetuar më 04-07-2019, 12:10
Behgjet Pacolli

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, vendos që të mos lejojë asnjë zyrtar serb që të vizitojë Kosovën.

Ky fakt u bë me dije nga këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj.

Ai thotë se ky vendim vjen për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës.

“Për shkak të propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve të rreme ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës,

duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, shkruan këshilltari i Behgjet Pacollit. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...