Transmetuar më 04-07-2019, 08:22

Së paku 26 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes së një peshkarexhe në brigjet e Honduras.

Konfirmimi vjen nga zëdhënësi i forcave të armatosura të vendit, Jose Domingo Meza, sipas të cilit 47 marinarë të tjerë u shpëtuan pas incidentit të ndodhur në brigjet e Puerto Lempira.

Dyshohet se peshkarexha kishte dalë në det në kushte meteorologjike të papërshtatshme për të peshkuar dhe kishte humbur kontaktet rreth 40 milje larg bregut.

Shoqata e peshkatarëve të Honduras, deklaroi se varkat më të afërta iu erdhën në ndihmë, por pa mundur që ti shpëtojnë të gjithë.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë, teksa hetimet rreth saj janë në vijim. /a.y/noa.al