Transmetuar më 04-07-2019, 07:42

Një iguana e lirë, duke shëtitur rrugëve të qytetit, shkaktoi momente terrori mes kalimtarëve.

Policia italiane e San Pietro Vernotico në Brindisi, denoncoi një murator 47-vjeçar për mbajtje të paligjshme të zvarranikut.

Pasditen e së hënës, burri lejoi që iguana 1 metër e 20 centimetra e gjatë të largohej nga vendi ku e mbante.

Kështu zvarraniku u sekuestrua, ndërsa ndaj burrit hetimet janë në vijim.

Ndërkohë kalimtarët kureshtarë nuk shpëtuan pa i bërë edhe foto. /a.y/noa.al