Doli me gjoksin jashtë, stjuardesa turpëron nënën e dy fëmijëve
Transmetuar më 03-07-2019, 23:13

Një 31-vjeçare nga Britania e Madhe, nënë e dy fëmijëve, është detyruar të zbresë nga avioni me të cilin do të udhëtonte për shkak të veshjes.

Harriet Osborne u përzu, pothuajse me dhunë nga avioni për shkak të dekoltesë shumë të hapur që kishte atë ditë.

Sipas The Sun, disa pasagjerë ishin ankuar tek stafi se mund të shihnin gjithçka poshtë bluzës-tyl që ajo mbante veshur.

31-vjeçarja, nga ana tjetër, u shpreh se ishte kujdesur që të mbulohej si duhej.

Duke kujtuar episodin e dhimbshëm, Harriet tha se njëra prej stjuardesave i tha në sy të të gjithë pasagjerëve se ‘nuk kishte për ta lejuar të udhëtonte me ato rroba që mbante veshur’.

“Stafi ishte i tmerrshëm dhe më bënë që të ndihesha si e pavlerë. Ajo më tha: Nuk ke për të ardhur në aeroplan kështu, të duhet të veshësh një bluzë”, tha Osborne.

Më pas ajo u nxor jashtë aeroplanit dhe u detyrua të kthehej brenda aeroportit me lot në sy.

Loading...
Loading...