Transmetuar më 03-07-2019, 20:41

Me pesë vite burg rrezikon të dënohet një grua katolike e cila lejoi qenin e saj të vraponte brenda ambienteve të një xhamie në Indonezi.

Qeni konsiderohen si një kafshë e papastër nga myslimanët konservatorë. Po ashtu gruaja mund të dënohet edhe për këpucët, një tjetër shenjë mosrespekti për xhaminë.

Pamjet janë publikuar online, ku duket se gruaja debaton me hoxhën e xhamisë. Kur ai e pyeti se çfarë feje i përket, ajo dëgjohet duke i thënë “katolike” para se t’i thoshte se donte të martohej me burrin e saj në xhami.

Ndërkohë klerikët më të lartë të Islamit bënë thirrje për qetësi mes frikës se mund të shkaktojë zënka mes myslimanëve e katolikëve. /k.k/noa.al/