Transmetuar më 03-07-2019, 20:09

Disa turistë në Siçili kanë përjetuar momente tmerri pas shpërthimit të kraterit të vullkanit në ishullin Stromboli.

Shpërthimet ishin të fuqishme, dhe për të shmangur ndonjë situatë të rëndë turistët u hodhën në det.

Zyra e Mbrojtjes Civile Rajonale informon se nuk ka persona të plagosur, por shpërthimi e materiali ndezës ka shkaktuar disa vatra zjarri në komunën Ginostra.

Ekspertët informojnë se deri më tani janë regjistruar rreth 20 momente shpërthyes të kraterit të tij.

Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në arqipelagun e ishujve Eolie në Siçili. /k.k/noa.al/