David Sassoli zgjidhet kryetar i Parlamentit Europian
Transmetuar më 03-07-2019, 14:12

Parlamenti Europian, zgjodhi ligjvënësin socialist italian, David Sassoli, për president të tij për dy vjet e gjysmë.

Zoti Sassoli, 63 vjeçar, u zgjodh pas dy raunde votimesh në sesionin e parë të punës së parlamentit që doli nga zgjedhjet e muajit maj. Sassoli, një ish gazetar nga Firence, është deputet i Parlamentit Europian për një dekadë.

“Europa do të jetë më e fortë vetëm me një Parlament që luan një rol më të rëndësishëm”- tha ai, fill pas zgjedhjes ne krye te PE.

David Sassoli ka qenë një anëtar i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë që nga viti 2009.

Si ish-zëvendëspresident i Parlamentit Europian, 63-vjeçari Sassoli është i njohur për ligjvënësit për kryesimin e seancave plenare në Strasburg.

Një natë më parë, udhëheqësit e Bashkimit Europian, zgjodhën drejtuesit e disa institucioneve të bllokut prej 28-vendesh për të paktën pesë vitet e ardhshme, duke tejkaluar mosmarrëveshjet e shkaktuara nga ndarjet e thella brenda BE-së./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...