Transmetuar më 03-07-2019, 09:21

Çmimi më i bukur për çiklistët Guy Sagiv dhe Omer Shapira, nuk ishte që u ngjitën në podiumin më të lartë, por ai i arritjes së finishit të parët dhe deklarimi i dashurisë së tyre në sytë e të gjithëve.

Dy të rinjtë u filmuan duke garuar në kampionatin kombëtar të çiklizmit në Izrael.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, shihet Guy teksa arrin të dashurën, të cilën e puth dhe më tej e parakalon, teksa të dy garonin për kategori të ndryshme me biçikletë.

Dy të rinjtë ishin në garë në rrugë, ku që të dy i lanë pas kundërshtarët e tyre.

Ndërkohë ata u bashkuan vetëm pak metra para binishit, kur dhe ndodhi puthja. /a.y/noa.al