Në këtë vend është e ndaluar duhanpirja edhe në ambiente publike
Transmetuar më 02-07-2019, 18:50

Qytetarët suedezë e kanë të ndaluar të ndezin cigare në ambiente publike, të tilla si parqet e lojërave, stacionet e trenave, madje edhe jashtë restoranteve e bareve.

Ligji ka hyrë në fuqi prej datës 1 korrik, edhe pse sipas statistikave Suedia është vendi me përqindjen më të ulët të duhanpirësve të përditshëm.

Kjo është masa e fundit dhe vjen si pjesë e politikave të kryeministrit Stefan Lofven për të qenë kombi i vetëm që nuk pi duhan deri më 2025.

Gjithsesi të shumtë ishin ata që e kundërshtuan një nismë të tillë.

Duhanpirësi Niklas Qvarnstrom hapi një grup në Facebook kundër ndalimit të pirjes së duhanit në natyrë. Ai organizoi një protestë të vogël kundër ligjeve.

Kryetari i Partisë Liberale, Joar Forssell, u vesh si cigare natën para hyrjes në fuqi të ligjit.

Përveç kësaj, ai tymosi në çdo restorant në Visbë në ishullin Gotland, me njëzet shokë, deri në hyrjen në fuqi të ndalimit në mesnatë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...