Akuzat për përdhunim, policia kërkon shtyrjen e hetimeve për Neymar
Transmetuar më 02-07-2019, 13:13

Policia braziliane ka kërkuar shtyrjen me 30 ditë të hetimeve për sulmuesin Neymar, i cili akuzohet për përdhunim nga modelja Najila Trindade.

Hetuesit e kanë bazuar kërkesën e tyre drejtuar gjykatës mbi pretendimet se iu nevojitet më shumë kohë për të ekzaminuar në mënyrë të detajuar pamjet e videos të xhiruar në një prej hoteleve prestigjozë të Parisit.

Video u dorëzua nga modelja në polici, në ditën kur ajo denoncoi Neymar. Video e shumëpërfolur është bërë publike, teksa në pak sekonda Neymar dhe akuzuesja e tij Najila Trindade Mendes de Souza përplasen fizikisht.

Më saktë, nga pamjet është 27-vjeçarja që sulmon futbollistin, ndërsa ai i shtrirë në shtrat mundohet të largojë vajzën, e cila dëgjohet të thotë: “Po të godas, sepse ti më dhunove mbrëmë dhe më le vetëm”.

Ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat, por policia braziliane vazhdon hetimet mbi çështjen më të përfolur të verës dhe që ka si protagonist yllin e futbollit botëror./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...