Transmetuar më 02-07-2019, 13:10

Vajza vetëm 2 muajshe vdiq për shkak të mbidozës së heroinës, ndërkohë që prindërit e saj përfunduan në burg.

27-vjeçarja Eugene Chandler dhe 26-vjeçarja Shaleigh Brumfield, nga Danville, qytezë në shtetin amerikan të Virginia, lajmëruan ndihmën e shpejtë, kur panë se diçka nuk shkonte me vajzën e tyre 2 muajshe.

Foshnja u dërgua me urgjencë në spital, ku pavarësisht tentativave për ta mbajtur në jetë, gjeti vdekjen. Në trupin e saj nuk u gjetën shenja dhune, por ekspertiza tregoi prani të lartë droge në gjakun e saj.

Prindërit e vogëlushes që të dy me varësi nga heroina, e kishin lënë vajzën shumë afër me drogën. Dyshohet se pikërisht aroma e saj, ka rezultuar fatale.

Po ashtu në gjak mjekët gjetën gjurmë heroine dhe kokaine, çka dyshohet se i ka shkaktuar foshnjës arrest kardiak.

Nëna dhe babai i vajzës u arrestuan të mërkurën që lamë pas, pas rezultateve të ekspertizës lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin nëntor. /a.y/noa.al