Transmetuar më 02-07-2019, 09:54

Publikohen rezultatet e Maturës Shtetërore, për provimin me zgjedhje, ku secili mund të gjejë rezultatin e tij.

Qendra e Shërbimeve Arsimore publikon kështu edhe rezultatet e fundit, duke përmbyllur kështu të gjithë provimet e maturës 2019.

Provimi i lëndëve me zgjedhje u zhvillua me 24 qershor dhe në total këtij provimi i janë nënshtruar 35 466 nxënës.

Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %.

Të gjitha rezultatet mund ti shikoni në listën më poshtë. /a.y/noa.al

Rezultatet e provimit me zgjedhje, Matura Shteterore by Anonymous MjostHRqY6 on Scribd