Transmetuar më 02-07-2019, 08:39

Vogëlushja Tallyn u kap mat duke ecur me makinën e saj me pedale, në anën e kundërt të rrugës.

Babai i saj, polici amerikan Alex Kipp i Orlando Police Department, nuk mundi ta injoronte shkeljen e rregullave të qarkullimit nga e bija.

Kështu ai i kërkoi shumë seriozisht, patentën dhe lejen e qarkullimit.

Por Tallyn shpalosi anën e saj sekrete për babanë-polic, një buzëqeshje “fatale”.

Përballë një reagimi të tillë, i ati nuk mund të bënte gjë tjetër, përveçse ta falte shkeljen e së bijës. /a.y/noa.al