Transmetuar më 02-07-2019, 07:43

Votimet e së dielës kanë qenë më të pazakontat e viteve të fundit për shkak të mungesës së opozitës.

Por numri i ulët i pjesëmarrësve, nuk ishte e vetmja gjë që ra në sy.

Në disa nga fletët e votimit, të cilat automatikisht dalin të pavlefshme, qytetarët kanë shkruar një sërë mesazhesh.

Mes tyre bie në sy një deklaratë dashurie “Për ty Redona kam dashuri”.

Jo vetëm kaq, por në fletë janë shkruar edhe mesazhe fyese si dhe shprehje mllefi të tipit, “Më detyruan”, “Dua të vdes!”, “Kecat e dajës”, “B.Q, s’jam dele” etj. /a.y/noa.al