Transmetuar më 01-07-2019, 21:00

Pak javë më parë, futbollisti Iker Casillas pësoi një sum të rëndë në zemër dhe të gjithë e vunë në dyshim të ardhmen e tij.

Teksa të hjithë menduan se ai dotë tërhiqej nga futbolli i luajtur, në fakt nuk ka ndodhur kështu.

38 vjeçari është rikthyer në fushën e blertë dhe këtë e ka bërë me skuadrën e tij, Porton.

"Kthehu në punë. Dita e parë", shkruan Casillas, i cili pak ditë më parë tronditi opinionin sportiv, pasi humbi ndjenjat në fushën e blertë.

Ai ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij, ndërsa u shfaq 15 minuta përpara nisjes së stërvitjes së thirrur nga Porto. /k.k/noa.al/