Mamaja i hoqi kompjuterin, i riu hidhet nga kati i pestë
Transmetuar më 01-07-2019, 17:26

Një 19-vjeçar nga Torino i Italisë është hedhur nga kati i pestë i pallatit pasi e ëma e tij i hoqi kompjuterin.

Ai ndodhet në gjendje kritike i shtruar në spital.

Thuhet se ai ikishte krijuar varësi nga kompjuteri, dhe prej vitesh nuk dilte fare nga shtëpia.

Ai po ashtu nuk shkonte në shkollë dhe nuk kryente asnjë aktivitet tjetër.

"Qëndronte para kompjuterit nga mëngjesi në mbrëmje dhe kur e ëma i thoshte se duhej të shkëputej, ndonjëherë ngrinte duart lart", rrëfeu një komshie për të mediat.

Zënka e së shtunës, në datë 29 qershor ishte vetëm një nga të shumtat mes dhe të ëmës. Tani, djaloshi është shtruar në spital me dëmtime të rënda. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...