Transmetuar më 01-07-2019, 17:15

Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte zbuluar një objekt të paidentifikuar që fluturonte mbi Zonën e Çmilitarizuar (ZÇM) që ndodhet mes dy Koreve.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë koreano-jugore tha sot se ”ata ishin duke marrë masa pasi radari ushtarak kapi një objekt të paidentifikuar në qiell mbi ZÇM-në”.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse objekti, i zbuluar brenda zonës së ndalimit të fluturimit, ishte një avion.

“Shumë avionë u ngritën në ajër në formë kundërpërgjigjeje”, tha ushtria koreano-jugore, raporton ata.

Ndërkohë, pak orë më vonë, një zëdhënës i ushtrisë tha se “kishim të bënim me një tufë zogjsh”.