Transmetuar më 01-07-2019, 14:27

Politikani i njohur kapet në një lokal për homoseksualët! Nuk ka asgjë të keqe, nëse nuk do të ishte fakti që Aaron Schock, ish-përfaqësues i Illinois në kongresin amerikan, njihet si republikan dhe konservator i fortë, duke deklaruar hapur prirjet homofobe.

Në të kaluarën Schock ishte shprehur kundër martesave homoseksuale, duke manifestuar gjuhë urrejtjeje.

Disa imazhe të tij në një lokal gay, u publikuan fundjavën që lamë pas, teksa ai shihet në një ambient në Meksiko, ku me gjasë mendonte se nuk do e shihnin.

Disa dëshmitarë të pranishëm në lokal konfirmuan se Schock e kishte kaluar gjithë natën duke parë një balerin kuban, madje shihet teksa i fut edhe para në mbathje, shkruan noa.al.

Pamjet e politikanit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale duke bërë bujë. /a.y/noa.al