Transmetuar më 01-07-2019, 07:35
Një atentat me armë zjarri është shënuar gjatë mesnatës mes të dielës dhe të hënës ku një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Broshkë, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Viktima është 25-vjeçari Klevi Baho, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij Sandër Baho 30 vjeç.
Dyshohet se dy të rinjve iu është bërë pritë teksa udhëtonin me një makinë tip “Audi” me targa AA 333UZ, drejt së cilës u qëllua me reshuri të shtënash.
Mësohet se viktima prej pak kohësh kishte dalë nga burgu në Itali, ku si pasojë e plagëve të marra gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë vëllai i tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me autorët e ngjarjes, nga ana e policisë hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al