Transmetuar më 30-06-2019, 17:38

Presidenti amerikan Donald Trump ka takuar në kufi, liderin koreano-verior Kim Jong-Un, në zonën e Dmz, zonë e demilitarizuar, i cili ndan dy Koretë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij koreano-jugor, Moon Jae-in.

“Nuk ka nxitim për të zgjidhur çështjen e sanksioneve”, deklaroi Trump.

Kjo është hera e parë kur një President amerikan bën disa hapa drejt Koresë së Veriut, duke kaluar kufirin.

Shtrëngimi i duarve mes tyre, ndodhi simbolikisht në territorin koreano-verior.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera”, deklaroi Kim duke folur me Trump, teksa e përgëzoi Presidentin amerikan për aktin kurajoz, të kalimit të kufirit.

Pasi shkeli në fshatin e Panmunjom, Donald Trump i tha Kim se, “Ndihem shumë mirë, është kënaqësi të të takoj prapë”. /a.y/noa.al